Nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftojnë se numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të cilët po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, vazhdon të jetë i lartë.
Sipas raportit të punës për datën 12 prill 2021, janë duke u trajtuar 937 pacientë.
765 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2
45 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore në njësitë intensive.
730 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 388 pacientë:
332, të konfirmuar me Sars Cov-2
19, në gjendje të rënduar
333, me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 118 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 83 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 65 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë