Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, shpreh shqetësimin se paacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
ShSKUK, sipas kërkesës së KQZ, ka dorëzuar me kohë në KQZ të gjitha listat me pacientët e shtrirë në klinika dhe spitale, duke paralajmëruar KQZ-në, se shumë nga pacientët do të lirohen deri në ditën e zgjedhjeve dhe do hospitalizohen pacientë të tjerë.
ShSKUK kërkon nga KQZ që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitalet e përgjithshme, poshtu ta mundësojë edhe votimin e stafit shëndetësor që sot janë në vendet e tyre të punës.