Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për familjarët me rastin e ndarjes nga jeta të Kardiologut invaziv Dr. Sami Gjoka.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka humbur një mjek dhe humanist të shquar, thuhet tutje në reagimin e Shërbimit Spitalor.
”’Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e kardiologut invaziv, dr. Sami Gjoka.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka humbur një mjek dhe humanist të shquar që deri në momentet e fundit dha kontributin e tij profesional për të ndihmuar pacientët që kishin nevojë për shërbime shëndetësore.
ShSKSUK, i’u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së dr. Sami Gjoka”.