Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në trajtim janë 13 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 23 postCOVID.
ShSKUK bën të ditur se me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë.
Ndërkaq, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë