Klinika e Endrokrinologjisë, për 6 muaj pati 5 867 vizita ambulantore, 1 145 konsultime specialistike…

Prishtinë | 19 Kor 2022 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë publike raportin gjashtë mujor të Klinikës së Endrokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raportit në këtë klinikë për gjashtë muaj kanë qenë 5 mijë e 867 vizita ambulantor, 1 mijë e 145 konsulta specialistike brenda QKUK-së “1 mijë e 251 ultrasonografi të tiroides dhe 326 punksione aspirative të nodujve në tiroide (FNAB)”.

“Janë mjekuar me Octreotid 31 pacientë me Tumor të Hipofozes/Akromegali dhe tumorë tjerë neuroendocrine”, thuhet poashtu në njoftim.

Në raport gjithashtu theksohet se është duke u punuar me instensitet në ngritjen e cilësisë së shërbimeve klinike si dhe organizimin e vazhdueshëm për ngritjen e cilësisë së shërbimeve klinike.

Të ngjashme