Qeveria ka vendosur për shpronësimin e pronës së paluajtshme e cila preket nga restaurimi dhe Konservimi i Objektit “Shtabi i UÇK-së në Kosterc”, komuna Skenderaj, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi, tha se Departamenti i shpronësimit nuk ka e në detyrim sepse ato do të bëhen nga Agjencioni i Komplekseve Memoriale të Kosovës.
“Implikimet buxhetore Departamenti shpronësimit nuk ka asnjë detyrim sepse ato do të bëhen nga Agjencioni i Komplekseve Memoriale të Kosovës”.
Fillimisht është miratuar kërkesa për shpronësim për interes publik të objekteve të cilat menaxhohen nga AKP-ja, e të cilat preken nga realizimi i projekteve si ndërtimi i parkut që do të shërbejë për amfiteatrin e fshatit Mushtisht dhe ndërtimin e çerdhes së fëmijëve si dhe këndi për të moshuarit në fshatin Studentçan në Komunën e Suharekës, raporton EO.