Sipas mendimit të shumë ekspertëve qershitë janë “ilaç natyral nga pema” dhe lexoni më poshtë për arsyet shëndetësore që sezonin e tyre mos ta humbasin dhe të hani sa më shumë qershi.
Mbrojnë zemrën
Këto fruta të kuqe që për shumë njerëz janë ëmbëlsirë e preferuar e verës, janë burime të pasura të zinkut, hekurit, kaliumit, manganit dhe bakrit. Kaliumi ka një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës dhe është komponentë e rëndësishme e qelizave dhe lëngjeve të trupit që rregullojnë punën e zemrës dhe presionin e gjakut.
Vetitë anti-inflamatore
Në sajë të një efekti të fortë anti-inflamator, fruta e kuqe në përgjithësi paraqet aleatët më të mirë kundër dhimbjeve në kyçe. Të pasura me antioksidues (polifenole, vitaminë C dhe E, beta karoten), ky fryt parandalon oksidimin e qelizave që i shoqëron proceset inflamatore ashtu që rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve dhe artritit, apo kanë lëndime sportive. Sipas ekspertëve, 20 qershi në ditë ka efektin e më shumë se një tabletë aspirinë.
Qershitë stimulojnë tretjen
Përmes acideve të tyre mbrojtëse dhe sheqerit frutorë qershitë stimulojnë punën e lukthit, zorrëve dhe pankreasit dhe me këtë stimulojnë edhe tretjen. Përveç kësaj, qershitë nxjerrin ujin nga trupi dhe kështu lehtësojnë sistemin e zemrës dhe qarkullimit të gjakut dhe aktivizojnë mëlçinë dhe veshkat. Gjithashtu, substancat antibakteriale në qershi pengojnë formimin e shtresave në dhëmbë dhe mund të parandalojnë kariesin dhe probleme me mishin e dhëmbëve si parodontoza. Gjithashtu, ky fryt pastron veshkat dhe kanalet e urinimit, sepse është një diuretik i shkëlqyer i cili ndihmon sekretimin e urinës. Përveç kësaj, substancat bakteriologjike në qershi pengojnë formimin e shtresave në dhëmbë dhe kështu mund të parandalojnë krijimin e kariesit dhe problemet e mishit të dhëmbëve.
Mbrojnë nga kanceri
Antioksidantë si luteini, “zea-ksanthine’ dhe beta karotini mund t’i gjeni edhe në qershitë e ëmbla, por megjithatë ka më shumë në vishnje. Këto komponime veprojnë si pastrues të radikaleve të lira dhe komponimeve tjera të dëmshme që luajnë rol të rëndësishëm në plakje, zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme. Qershitë ndikojnë pozitivisht edhe në koncentrim, ekuilibër dhe koordinim të lëvizjeve. Në të njëjtën kohë ulin presionin e gjakut, kurse fibrat dietetike të përfshira në to zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
Kundër rrudhave dhe plakjes
Qershitë i rekomandohen njerëzve që vuajnë nga astma dhe alergjitë, si dhe ata që duan të kenë lëkurë të bukur, sepse qershitë përshpejtojnë prodhimin e kolagjenit. Ky frut, në fakt, përmbanë antocianidine, të cilat forcojnë indet lidhëse dhe pengojnë formimin e rrudhave duke shkatërruar enzimat e dëmshme të cilat e bëjnë lëkurën më të vjetër dhe të rrudhur. Qershia është gjithashtu një shërues natyral për celulitin sepse mund të parandalojë krijimin e tij.
Disponim më i mirë dhe gjumë më të lehtë
Qershitë gjithashtu përmbajnë antioksidantin melatonin, i cili qetëson sistemin nervor dhe kështu ndihmon kundër neurozave, pagjumësisë dhe dhimbjeve të kokës. Melatonina, në fakt, ndihmon në ruajtjen e bioritmit tuaj stabil dhe të saktë. Gjithashtu, shkencëtarët nga Universiteti i Luizianës kanë zbuluar se lëngu natyral i qershive ndikon në gjumë. Hulumtimi i tyre ka treguar se të anketuarit kanë fjetur mesatarisht 85 minuta më gjatë pasi që për dy javë çdo ditë kanë pirë dy gota me lëng qershie.
Humbje peshe
Qershitë kanë shumë pak yndyrë dhe kalori të ulët – në 100 gram ka vetëm 63 kalori dhe janë një ushqim i shkëlqyer nëse jeni në dietë. Për shkak të përqindjes së lartë të ujit dhe kalorive të pakta qershitë ndihmojnë në humbje peshe. Falë fibrave dhe pektinit, këto fruta krijojnë ndjenjën e ngopjes. Ashtu si shumica e frutave, qershitë kanë shumë kalium kurse pak natrium, gjë që ndihmon në largimin e ujit nga trupi. Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit thonë se antocianinet nga qershitë e errëta mund të zvogëlojnë sasinë e yndyrës në bark dhe të ulin nivelin e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak.