Shtatë burra nga Podujeva rrahen mes vete

Podujeva | 11 Maj 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Shtatë burra nga Podujeva janë rrahur mes vete, duke e bërë njëri-tjetrin për spital.

Deri tash janë arrestuar gjashtë prej tyre, derisa një gjendet në arrati.

“Rr. Skenderbeu, Podujevë, 10.05.2021-00:50. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti shtatë meshkuj kosovar. Gjashtë të dyshuar kanë kërkuar tretman mjekësor dhe më pas janë arrestuar. Njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Të ngjashme