Shtatë persona në Ferizaj kapen duke luajtur bixhoz

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Shtatë persona janë shoqëruar në stacion policor, pasi kanë kapur duke luajtur bixhoz.

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Ilir Konushefci”, ka bërë të ditur policia.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 248 çipa që konvertohen në para gjatë lojës dhe letra të cilat përdoren për të luajtur bixhoz.

“Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur 248 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 3 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar. Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”, ka bërë të ditur policia.

Rasti është iniciuar si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Pas intervistimit nga policët e Njësisë së Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është iniciuar rast penal ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme