Shtatë presidentët e Shqipërisë

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 13:39 | Nga

Nga Ramiz Alia tek Ilir Meta, historia përmes fotografisë e shtatë presidentëve që drejtuan Shqipërinë postkomuniste, në revistën MAPO.

Nis me udhëheqësin e fundit komunist, Ramiz Alia, i cili e mbajti vetëm një vit postin e kreut të shtetit, pas rënies së sistemit komunist. Dha dorëheqje si pasojë e fitores së PD-së më 22 mars 1992.

Më pas vjen Sali Berisha, që e mbajti pesë vite këtë post për ta dorëzuar me dorëheqje diktuar nga kriza politike e vitit 1997.

Rexhep Meidani është presidenti që vjen pas krizës për t’u pasuar nga një tjetër si Alfred Moisiu, presidenti konsensual që vjen si zgjidhja e një krize tjetër politike, ajo e vitit 2002.

Bamir Topi, i pari ndër tre presidentët e fundit që zgjidhet vetëm me votat e mazhorancës. Topi u zgjodh me votat e PD-së dhe gjashtë votat e “trafikuara” socialiste.

Më pas Bujar Nishani si president që u zgjodh me votat e PD-LSI-së, koalicionit qeverisës, dhe në fund Ilir Meta, si president i zgjedhur po nga koalicioni qeverisës, kësaj here ndërmjet PS-LSI.

Related image

 

Të ngjashme