Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite

Prishtinë | 13 Nën 2021 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Në raportin e Policisë së Kosovës janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Suharekë, Pejë, Klinë, Gjakovë.

Prishtinë 12.11.2021 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë, 11.11.2021 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se para dy jave është ndarë nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar pasi që kishin probleme të vazhdueshme mes vete si dhe kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, por nga frika nuk e ka raportuar rastin.

Obiliq, 12.11.2021 – 19:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.

Suharekë, 12.11.2021- 20:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte mosmarrëveshje me djalin e tij të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari pasi është fjalosur me të atin e tij dhe një mysafir që kishin, është larguar nga shtëpia. Rast është duke u hetuar.

Pejë 12.11.2021 – 09:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka kanosur burrin e saj viktimën mashkull kosovar. Nga e dyshuara është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Klinë 12.11.2021 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 12.11.2021 – 20:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme