Shtatë të vdekur pas përmbytjes së tragetit në Qipro, 23 persona ende të zhdukur

Prishtinë | 30 Gus 2026 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një traget me 267 persona në bord u përmbys në ujërat pranë Qipros Veriore.

Kryeministri i administratës së Qipros Veriore, Unal Ustel, ka bërë të ditur se 237 persona janë shpëtuar, ndërsa 23 të tjerë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.

“Fatkeqësisht, shtatë persona kanë humbur jetën. Operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e 23 personave të zhdukur po vazhdojnë pa ndërprerje, me të gjitha kapacitetet e mobilizuara”, ka shkruar Ustel në X.

Ai ka theksuar se prioritet i ekipeve të shpëtimit është gjetja e personave që ende rezultojnë të zhdukur, raporton BBC.

Qiproja Veriore administrohet nga autoritetet turko-qipriote dhe njihet ndërkombëtarisht vetëm nga Turqia.

Të ngjashme