Shtatë vdekje nga sulmet e peshkaqenëve këtë vit në Australi

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Një serfist është sulmuar së fundmi nga një peshkaqen në bregdetin e Australisë Perëndimore.

Autoritetet kanë dërguar dron dhe ekipet e emergjencës për të hetuar rastin. Trupi i serfistit nuk është gjetur ndërsa mjeti lundrues është parë diku në breg, duke u bërë kështu viktima e shtatë e sulmit nga peshkaqeni gjatë këtij viti në Australi. Një goditje e tillë nuk është raportuar tash e disa vite.

Gjatë muajit janar ishte raportuar për një zhdukje në bregdetin australian, që dyshohej se personi ishte sulmuar nga një peshkaqen i bardhë. Trupi i tij nuk ishte gjetur, shkruan CNN.

Sulmet e peshkaqenëve gjatë këtij viti kanë ndodhur në shtete të ndryshme, përfshirë Queensland dhe Uellsin jugor. Numri më i madh i vdekjeve gjatë një viti si pasojë e sulmeve të peshkaqenëve ishte në vitin 1929, ku kishin vdekur nëntë persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme