Shumë njerëz do t’ju thonë se paraja s’mund t’jua blejë lumturinë. Megjithatë, mund t’jua blejë Ligën e Kampionëve dhe për PSG-në kjo është e tëra që ka rendësi.
E gjitha nisi më 2011. Nasser Al-Khelaifi mbërriti dhe ringjalli shpresat në Qytetin e Dashurisë dhe kishte një plan. Më vonë, pas më shumë se 110 milionë euro investime, me Javier Pastoren si emër i veçuar, PSG-ja nuk arriti ta kalojë fazën e grupeve, transmeton Express.
Pas kësaj, ishte Barcelona ajo që ia mohoi përparimin gjigantit francez në këtë garë prestigjioze. Klubi katalan i rrëzoi tri herë nga Liga e Kampionëve, por jo para se PSG të derdhte para për t’i sjellë në skuadër lojtarët si Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva dhe Lavezzi. Gjithmonë përfundonte në çerekfinale, një fazë të cilën nuk e ka kaluar asnjëherë në pesë vitet e fundit.
Në sezonin 2013-14, pas edhe një vere investimesh të mëdha, ishte Chelsea ai që e nokautoi PSG-në, që në atë kohë kishte në radhët e veta Edinson Cavanin e yje tjera.
Vitin e kaluar, Barcelona triumfoi përsëri pasi bëri njërin prej rikthimeve më të mëdha në histori të sporteve. Si pasojë, PSG-ja i shpenzoi më shumë se 450 milionë euro këtë verë, të cilat s’i ndihmuan ta shmangë eliminimin nga faza e njëjtë e garës.
Këtë herë ishte radha e Real Madridit.
Mbase kjo tregon se, në tregun e futbollit ku paraja flet, përsëri nuk mund të të blejë gjithçka.