Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur sot se shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet në vitin 2023.
Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, komuna e Prishtinës ka futur në buxhetim edhe shtatoren për Adem Jasharin.
“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.
Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vijë në Prishtinë