Shtatorja e punuar dobët e heroit Edmond Hoxha e vendosur në Junik, më në fund u hoq dhe u zëvendësua me një shtatore më dinjitoze, plot dinamikë të formës, ritëm, tamam skulptural me përmbajtje të fortë patriotike , me shprehje origjinale të fytyrës, dhe jo veç që imiton karakterin origjinal, por edhe e stilizon dhe mbanë ngushtë shprehjen domethënëse heroit. Kjo shtatore u punua nga skulptorët: Sabri Behramaj dhe Ylber Krasniqi.
Qëndrimi i drejtë muskulatura e theksuar më shumë se kostumi shprehë atë zhurmimin, forcën, sakrificën, patriotizmin dhe fuqinë e luftëtarit. Skulptorët kujdesën që pjesët e trupit mos të patetizohen të eskalojnë në ekzagjerim sepse atëherë kemi kthim në kohë, por ruhet një realizëm profesional skulptural me përmasa natyrale.
Figura edhe pse duket e qetë është në lëvizje, aksion, por edhe në pushim, mund të përcaktohet nga këto tria, sepse me lëvizje nuk kuptojmë vetëm ecje pa pushim ose vrapim. Kokën e ka të kthyer dhe bukur shfrytëzohet elementi skulpturë-hapësirë, pastaj krijohet masa, volumi, linja dhe drita. Në mes të këtyre elementeve shumë i kushtohet linjës, edhe volumit, simetrisë, baraspeshës, harmonizimit të saktë anatomik….
Nga koka gjerë te fundi i këmbëve është punuar në një frymë e lëmueshme dhe më anë të hijeve dhe gjysmë-hijeve integrohet detaji, bëhet e dukshme muskulatura, thellësia, e bukura e kësaj është se çdo gjymtyrë vërehet saktë dhe artistët punuan në kufizim ngaqë ky art e ka këtë “dobësi”, krahas me pikturën.
Skulptorët e din se duhet të reproduktohet në formë kronologjike heroi dhe fillohet nga primarja vazhdohet drejt të saktës, renditjes dhe qysh në fillim mendohet perfeksioni ose përfundimi i plotë, atëherë ringjallet figura e heroit, ndjehet karakteri dhe kapet shpirti. Pjesa e fundit është estetika e cila shkëlqen nën rrezet e diellit, bëhet e dukshme, arrihet efekti, pastaj edhe në shi, edhe në kohën me mjegull, pasdite, në muzg dhe nën dritën artificiale në mbrëmje. Të gjitha këto janë të menduara mirë.
Skulptorët gjatë procesit përveç që janë fokusuar te materiali si krijim i fizikuesit ata gjatë rrugës inkuadrojnë edhe shpirtin e heroit, por pa formën shpirti s’ka dukje. Njëherë është material fizik, e pastaj bëhet shpirtëror-artistik, të dyja këto bashkëpunojnë. E mira e shtatores është se nuk teprohet lëvizja ose pozicioni, nuk zgjatet këmba, ose nuk ngritët dora, nuk eskalohet në diçka treguese ose siç i punonin heronj skulptorët e dikurshëm soc-realist. Kjo është realizëm i mirëfilltë, korrekt, tamam me kompozicion ashtu siç e kërkon detyra. Kostumi është i thjeshtë, xhaketë lufte, pantallona lufte, me thyerje të sakta dhe linja të mjaftueshme.
Kjo mos të shërbejë si iniciativë e parë e zëvendësimit të shtatores shëmtirë me atë të mirëfilltë. Në të gjitha pjesët e Kosovës shtatorët e dobëta duhet të zëvendësohen me ato të mira, duke u nisur nga Prishtina e deri në pjesët më rurale të Kosovës sepse kjo ndikon pozitiv te gjeneratat e reja të cilat përmes artit i mbajnë mend edhe figurat historike. Andaj, mos t’i shëmtojmë heronjtë, por ti paraqesim real ashtu siç ishin.