Ekonomia Online
FUNDIT

Shtensiomi në veri, Kurti e pranon se i ka tërhequr 25 për qind të policëve: Po i hapim rrugë zgjedhjeve

Shtensiomi në veri, Kurti e pranon se i ka tërhequr 25 për qind të policëve: Po i hapim rrugë zgjedhjeve

Situata në veri ka filluar të shtensionohet, pas marrëveshjes për de-eskalim që u arrit në Bratisllavë të Sllovakisë mes Kosovës dhe përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Për situatën në veri, sot ka shkruar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili gjendet në Greqi, ku mbajti një fjalim në seminarin “Symi”. Në një […]

Në një cicërimë në Twitter, z. Kurti deklaroi se rruga për zgjedhje të parakohshme në veri tashmë është hapur. Tutje, shefi i ekzekutivit njoftoi se 25 për qind e policëve në tri

objektet komunale në veri janë larguar, ashtu siç edhe parashihej në marrëveshjen e Bratisllavës. Pra tashmë operacionalisht është përmbushur kriteri i largimit gradual të policëve në dhe rreth objekteve komunale, që ishte kërkesë e faktorit ndërkombëtar.

“Deri javën e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë së Kosovës për 25 për qind në tri ndërtesat komunale veriore. Tash po shtrojmë rrugën për zgjedhje të parakohshme. Kosova tashmë po e zbaton në mirëbesim marrëveshjen me BE-në mbi shtensionimin e arritur në Bratisllavë ” – shkroi Kurti.

Të ngjashme