Pas 139 vjetëve te adresa “807 Franklin St.” në San Francisco, shtëpia viktoriane dykatëshe është dërguar në një adresë të re.
Shtëpia me dritare të mëdha dhe me derë kryesore ngjyrë kafeje është lëvizur me makinë transportuese të dielën në një lokacion gjashtë blloqe larg nga adresa e mëhershme.
Qytetarëat kanë bërë foto të transportimit të shtëpisë – duke u lëvizur ajo me shpejtësi 1.6 kilometra në orë – për në rrugën 635 Fulton.
Kjo lëvizje ishte planifikuar me vite. Një transportues me përvojë i shtëpive, Phil Joy, ka thënë për “San Francisco Chronicle” se është dashur të siguronte leje nga më tepër se 15 agjenci të qytetit.
Joy ka thënë se lëvizja ka qenë jo e lehtë për faktin se në pjesën e parë është një teposhtës.
“Ka gjithmonë vështirësi për të lëvizur një shtëpi”, ka thënë Joy. Përgjatë lëvizjes janë larguar kohëmatësit e parkingut, degë të pemëve e po ashtu janë zhvendosur semaforë.
Pronari i kësaj shtëpie që ka gjashtë dhoma, sipërmarrësi nga San Francisco, Tim Brown, do të paguajë 400 mijë dollarë përfshirë këtu kosto të zhvendosjes.