Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se në fshatin Obranqë të Podujevës një person ka raportuar se garazhi, dy etura dhe shtëpia e tij janë përfshirë nga zjarri.
Shkaqet janë ende të panjohura.
Policia njofton se njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti vazhdon të hetohet.
Rastin policia e ka cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
“Fsh. Obranqë, Podujevë 22.11.2021 – 02:09. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura nga zjarri i janë përfshirë: garazhi, dy vetura dhe shtëpia e tij. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti vazhdon të hetohet.”