Shtëpia e Bardhë tha sot se situata me Korenë e Veriut po ecën në drejtimin e duhur, pasi udhëheqësi korean Kim Jong Un u takua me presidentin kinez, Xi Jinping.
“Ne do të jemi optimistë të moderuar, por ne mendojmë se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur dhe se takimi i djeshëm ishte një tregues i mirë i funksionimit të një fushate të presionit më të madh”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.