Shtetet anëtare i bëhen krah OBSh-së, pas kritikave të Trumpit

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Shtetet anëtare e kanë mbështetur një rezolutë në përkrahje të këtij Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pasi që presidenti Donald Trump bëri kritika të reja në drejtim të këtij trupi botëror, duke ia dhënë tridhjetë ditë afat për të ndërmarrë reforma, të cilat nuk i ka specifikuar. Në të kundërtën, si ka thënë i pari i SHBA-së, shteti i tij do të tërheqë fondet.

Rezoluta në mbështetje të udhëheqësisë së OBSH-së, që kërkonte hetime rreth reagimit global të pandemisë së koronavirusit, e ka fituar përkrahjen gjatë takimit vjetor të ministrave, të marten.

Presidenti amerikan e ka kritikuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë të hënën mbrëma, duke e dërguar një letër të gjatë, përmes së cilës e ka shprehur besimin amerikan se OBSH-ja nuk ka qenë mjaftueshëm e pavarur prej Kinës dhe se i ka pranuar pa kurrfarë hezitimi sqarimet kineze rreth epidemisë së koronavirusit.

Të ngjashme