Shtetet e BE-së kundër planeve që ndalja e ndërrimit të orës të fillojë më 2019

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë kërkuar më shumë kohë, në mënyrë që të zhvillohet debat rreth asaj se nëse dhe kur duhet të ndalet ndërrimi i orës, duke e hedhur poshtë propozimin e ekzekutivit evropian që një gjë e tillë të nisë nga 2019-ta.

Gjatë muajit të kaluar, presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker kishte paralajmëruar planin që të mos ndërrohet më ora në Evropë prej vitit të ardhshëm, pasi që miliona veta i ishin përgjigjur një studimi, duke bërë thirrje që kjo praktikë disa-dekadëshe të marrë fund.

Norbert Hofer, ministër i Transportit në Austri, shteti i të cilit mban presidencën gjashtëmuajshe me rotacion të BE-së, u ka thënë gazetarëve pas një takimi me homologët e tij evropianë në Graz të Austrisë të hënën se 2019-ta ishte shumë herët, transmeton Koha.net.

Hofer ka thënë se kishte mbështetje të madhe për propozimin e Austrisë që ndërrimi i orës të fillojë më 2021. Industria ajrore, për shembull, kishte thënë se i duhen 18 muaj për t’u bërë gati, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme