Shtetet e QUINT-it: Zgjedhjet lokale të jenë transparente dhe pa presion

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 13:10 | Nga

Me një komunikat për media ambasada e Francës,Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që procesi i zgjedhjeve lokale të jetë i lirë dhe pa presione.

Komunikatën e plotë mund ta lexoni më posht:

Me fillimin e fushatës për zgjedhjet komunale ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara ftojnë të gjitha partitë politike dhe kandidatët e tyre që të angazhohen për fushatë të lirë, me respekt, dhe të qetë. Qytetarët meritojnë një proces zgjedhor të hapur dhe transparent ku të gjithë kandidatët kanë të drejtën që të dëgjohen nga votuesit, ku pjesëtarët e mediumeve kanë të drejtën që – pa kërcënim ose dhunë – të shpërndajnë informata për zgjedhjet, dhe ku të gjithë votuesit kanë të drejtën që të marrin vetë vendimet e tyre pa presion.

Ne ritheksojmë se liria për përkatësi politike dhe liria e fjalës janë të drejta të garantuara në një shoqëri demokratike, dhe ne fuqimisht dënojmë çdokend që tenton të ndikojë procesin zgjedhor, apo që përmes frikësimit, kërcënimit dhe presionit tenton të ndikojë në zgjedhjet e bëra nga votuesit. Ne presim nga udhëheqësit e Kosovës dhe nga ata që kanë ambicie për udhëheqësi që të flasin fuqimisht kundër këtij lloji të sjelljes, dhe ne përkrahim përpjekjet e policisë vendore dhe prokurorëve që të hetojnë çdo raport të frikësimit, kërcënimeve, dhe detyrimit, dhe që të ndjekin penalisht këto nëse ka fakte.

Ambasadat presin nga kandidatët që t’ju përmbahen këtyre standardeve gjatë gjithë fushatës, dhe i nxisin votuesit që të zgjedhin mençurisht ata kandidatë të cilët më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit gjersa shteti synon vazhdimin e rrugëtimit drejtë integrimeve Euro-Atlantike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme