Rrugëtimi për çlirimin dhe ndërtimin e shtetit ishte dhe është i gjatë. Kjo ëndërr e shoqërisë është realizuar! Shoqëri e (pa) kapur politikisht, dikur nga okupuesit, kurse sot nga ata që flasin dhe veprojnë në emër të “patriotizmit”. Çdoherë duke menduar dhe përjashtuar.
Familja, fshati, qyteti dhe shteti kanë rregullat tradicionale dhe jetësore të tyre, të cilat përbëjnë funksionalizimin e jetës stabile dhe shoqërore.
Sot qytetaret e Republikës së Kosovës janë të zhgënjyer, jo nga vendi apo fryma e kapur, por nga vepruesit e pandërgjegjshëm të vendit!
Duke u mbështetur në të kaluarën e disa zgjedhjeve të niveleve të ndryshme të organizuara në Republikën e Kosovës dhe duke e kuptuar vullnetin e qytetarëve mund të themi se ka pasur dhe do të ketë rënie të dukshme të besueshmërisë së qytetarëve, ndaj votuesve apo të besuarve të tyre.
Duke ju referuar KQZ-së, mendimi i dhënë plotësohet në vazhdim, si: “zgjedhjet e vitit 2007 për pushtetin Qendror dhe Lokal në Kosovë, janë mbajtur më 17 nëntor. Numri në total i qytetarëve të Kosovës të cilët kanë dalë në zgjedhje, ka qenë: 628.630 veta. Votues, e që kanë qenë qytetarë të Kosovës, 622.397 veta. Votues përmes postës, kanë qenë 6. 233. Fletëvotime me kusht kanë qenë 33.791. Pjesëmarrja në votim, është determinuar brenda territorit të Kosovës në shkallë prej 42.40%. Pjesëmarrja e përgjithshme, ka qenë në shkallën prej 40.10%.
Ky mendim krijon hapësirë për të pyetur:
Një përqindje e tillë e votuesve, a do të dalin përsëri në zgjedhje? Mos kanë ikur votuesit dhe mos janë duke ikur nga vendi?
Shteti është duke u ndërtuar dhe zhvilluar në hapa jo premtues. Ka ngecur në luftimin e korrupsionit. Dukuri mjaft shqetësuese. Populli nuk kishte besim të del në zgjedhje as në vitin 2007, kur ne e kishim ëndërr dhe e pritshim më padurim shpalljen e pavarësisë.
Në vendin tonë ka disa muaj që jemi duke dëgjuar, “në këtë muaj apo në atë muaj” do të kemi zgjedhje. Po, do të kemi zgjedhjet qendrore apo lokale. Vetëm lokale. Qendrore dhe lokale … etj.
Kjo tashme është duke qarkulluar edhe “të shpresa e humbur”, pra të ata që po lëshojnë vendin dhe duan ta lëshojnë vendin. Vendin tonë, të cilin, e kishin dhe e kanë zili shumëkush për ta okupuar, sepse ka thesar dhe varfëri socio-politike.
Rinia po shkon! Populli po duron dhe shpreson! Udhëheqësja e shteti për “popullin”, por më shumë e rreshtuar për pushtetin.
Shpresa e humbur “populli” mund t’i shtron këto pyetje:
A do të organizohen dy palë zgjedhje? Zgjedhjet, a do të jenë të lira dhe të pranueshme? Votuesit, a i kemi në Kosovë? Sa e kanë lëshuar dhe po e lëshojnë Kosovën? Kush e humben, e shkelen dhe harruan gjakun e dëshmorëve?
Udhëheqësja e shtetit duhet t’i kuptojnë mirë këto dhe shumë pyetje të tjera që janë shqetësime të qytetarëve.
Prandaj, të dënuarit për keqpërdorim të buxhetit publik nuk duhet të jenë pjesë e udhëheqjes. Moralisht, nëse kanë duhet të japin dorëheqje!
Të njohurit për nepotizëm apo shkeljeve të ndryshme ligjore nuk duhet të jenë pjesë drejtuese të institucioneve dhe konkurrues për zgjedhjet e ardhshme.
Populli ishte dhe do të jetë brumi i shpresës së shtetit. Raportet e shtetit funksional dhe të popullit aktiv janë shpresa e vetme e ardhmërisë së vendit tonë.