Nuk ka raste të reja me Coronavirus në Malishevë

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë, sot e ka mbajtur takimin e rregullt të saj, ku kryetari i komunës, Ragip Begaj, ka informuar për gjendjen dhe situatën e deritanishme, si pasojë e korona virusit. Gjendja është e menaxhueshme dhe deri më tani, përjashtuar katër rastet e mëhershme, nuk ka raste të tjera.

Në këtë takim, u dhanë disa njoftime nga organet përgjegjëse për sigurinë dhe menaxhimin e situatës, dhe u kërkua që qytetarët, në përpikëri të zbatojnë vendimet dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore dhe qeveritare, si masa më e mirë për parandalimin dhe mbrojtjen nga ky virus.

“Respektojeni udhëzimin për mbajtje të distancës me të tjerët, mos u grumbulloni as në vende të hapura, mos lëvizini pa nevojë nga shtëpitë, mbajtje rigoroze e higjienës. Malisheva është në karantinë dhe respektojeni lëvizjen jashtë territo rit të Malishevës. Po ashtu, u kërkua edhe nga ana e bizneseve lokale, por edhe atyre jashtë Malishevës, të respektojnë vendimin e të qenit në karantinë, ku përveç furnizimeve ushqimore dhe shëndetësore, nuk lejohen të qarkojnë jashtë Malishevës bizneset tjera. Mbrojeni jetën e juaj dhe të familjes e fëmijëve tuaj”, ishin disa prej mesazheve që ju drejtuan qytetarëve.

Po ashtu në këtë takim, gjithashtu u njoftua se edhe aktivitetet fetare janë pezulluar dhe të gjithë besimtarët, faljen e namazit mund ta bëjnë në shtëpi.

Edhe Policia e Kosovës, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët dhe kompanitë, që të zbatojnë vendimit e të qenit në karantinë, pasi në asnjë mënyrë nuk do të lejohen që të shkelet ky urdhër i organeve përgjegjëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme