Shteti i Kosovës duhet t’i konfiskojë të gjitha pasaportat ilegale të serbëve

Prishtinë | 09 Pri 2024 | 19:39 | Nga Arianit Koci

Pasaportat serbe me adresa të Kosovës, një komision parlametar i Parlamentit të Evropës i paska legalizuar. Iu ka hequr vizat.

Ato janë dokumente ilegale – për Kosovën dhe çdo shtet që e ka pranu atdheun tanë.

Në anën tjetër, në vazhdimësi po inistohet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, që dinari të mbetët mjet i pagesës në Kosovë.

Këto veprime të bashkësisë ndërkombëtare, po e stimulojnë Serbinë me vazhdu me kërkesa ekspanzioniste.

Kemi hyrë në rrugë pa kthim!

Tash ka mbetur vetëm edhe të kthehet policia dhe ushtria serbe te ne – dhe mbyllët qarku.

Nëse vazhdohet kështu, jo vetëm që kemi me e humbë veriun, por rrezikojmë që komplet Kosova të kthehet nën tutelën serbe.

Prandaj, pas vendimit për pasaportat serbe, nuk na ka mbetur asgjë tjetër përveç se me e kqyrë interesin tanë – deri në radikalizim të gjendjës poltike.

Përndryshe, pavarësisht se si do të pozicionihemi; pavarësisht se sa do të bëjmë lëshime dhe taktizime në emër të partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare – nëse iu bindemi të gjitha kërkesave të Serbisë, e që po janë në unision me një pjesë të ndërkombëtarëve – Kosova do të bëhet shtet jofunksional. Shtet që askush nuk ka me pasë dëshirë me jetu!

P.s
Si dokumente ilegale, shteti i Kosovës duhet me i konfisku të gjitha pasaportat serbe me adresa të Kosovës!

Madje, fushata duhet të fillojë menjëherë!

Të ngjashme