Shtohen infektimet, Mali i Zi shtrëngon masat në disa qytete

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Rastet e shtuara me Covid-19 në Mal të zi kanë bërë që autoritetet shëndetësore të shtrëngojnë masat duke sjellë izolimin e banorëve të disa qyteteve.

Nga sot përveç masave që vazhdojnë të jenë të vlefshme në komunat e Budvës dhe Tivarit, qytetarëve u ndalohet që të largohen nga komunat si Podgorica, Cetinja, Ulqini, Herceg Novi, Niksiç dhe Pluçine.

Në këto qytete është njoftuar gjithashtu edhe mbyllja e shkollave dhe ambienteve të hotelerisë, bareve dhe restoranteve.

Në vend, ndërkohë, vijon procesi i vaksinimit me vaksinën ruse Sputnik V të dhuruar nga Rusia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme