Shtohet numri i pacientëve me Covid-19 në QKUK, rifunksionalizohet Klinika e Mjekësisë Sportive

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Është rifunksionalizuar Klinika e Mjekësisë Sportive për pacientët me COVID-19, disa muaj pasi ishte mbyllur pas rënies së rasteve të hospitalizimeve ku për vetëm tri ditë ajo i mbushi gjitha vendet.

Sipas infektologut Izet Sadiku, Mjekësia Sportive është e destinuar për pacientët me oksigjenot-erapi, teksa ata me intubim do të trajtohen në Intensiven Qendrore.

“Mjekësia Sportive është menduar që të jetë vetëm për pacientët që kanë nevojë për trajtim me oksigjeno-terapi”, tha Sadiku, për Klan Kosova.

Vetëm këtë të premte u shënuan 2250 raste të reja pozitive, ndërkaq me valën e re u shtuan edhe pacientët e shtrirë në klinika tjera.

Në mesin e tyre janë edhe 20 të vaksinuar, megjithëse gjendja e tyre është më e mirë ani pse janë në moshë më të shtyrë. Trajtim po marrin edhe 14 gra shtatzëna në Klinikën e Gjinekologjisë, të cilat janë në gjendje shëndetësore stabile.

Të ngjashme