Është shtrirë sot në të gjithë Shqipërinë vaksinimi i mësuesve, edukatorëve dhe pedagogëve. Ata po marrin dozat e AstraZeneca që kanë mbërritur në vend përmes mekanizimit Covax.
Të premten mbërritën 38 mijë e 400 doza nga kjo vaksinë. Disa shkolla në vend janë kthyer në qendra vaksinimi. Të parët që e morën dozën ishin 250 mësues të 6 shkollave në Tiranë.
Deri tani janë kryer gati 25 mijë vaksinime për mjekët, infermierët, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe mësuesit. Janë mbi 71 mijë doza vaksinash Pfizer dhe AstraZeneca që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri.