Princi Philip është shtruar në spital natën e kaluar si “masë parandaluese” për trajtimin e një infektimi që vjen si pjesë e një gjendjeje që e kishte pasur më herët.
Pallati Buckingham ka konfirmuar që duka është “i hareshëm” dhe i zhgënjyer që do të mungojë në Hapjen e Shtetit sot në parlament, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova.
Duka ishte paraparë që ta shoqëronte sot Mbretëreshën në Westminster, por vendin e tij e ka zënë princi i Uellsit.
Një zëdhënës nga Buckingham Palace ka thënë: “Duka i Edinburgut u shtrua natën e mbrëmshme në spitalin Mbreti Edward VII në Londër, si masë parandaluese nga një infeksion që vjen nga një sëmundje para-ekzistuese”.