Ekonomia Online
FUNDIT

Shtyhen festivalet në Kosovë, shkak pandemia

Shtyhen festivalet në Kosovë, shkak pandemia

Pranvera në Kosovë vjen me shumë aktivitete kulturore. “DamFest”, “Doku Fest’’, “Suni Hill’’ janë vetëm disa prej festivaleve kulturore që organizohen për çdo vit. E interesimi i qytetarëve për t’i ndjekur ato, është mjaft i madh. Madje, enkas për këto festivale, në Kosovë vijnë edhe një numër i madh i turistëve. Por, mbajtja e këtyre […]

Pranvera në Kosovë vjen me shumë aktivitete kulturore. “DamFest”, “Doku Fest’’, “Suni Hill’’ janë vetëm disa prej festivaleve kulturore që organizohen për çdo vit.

E interesimi i qytetarëve për t’i ndjekur ato, është mjaft i madh.

Madje, enkas për këto festivale, në Kosovë vijnë edhe një numër i madh i turistëve.

Por, mbajtja e këtyre aktiviteteve tani është në pikëpyetje.

Kjo për shkak të përhapjes së virusit Covid 19.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, thotë se është marr vendim që të gjitha aktivitet të shtyhen.

E lajmin për shtyrjen e aktiviteteve deri në një kohë të pacaktuar, e kanë mirëkuptuar organizatorët.

E ky vendim, duket se ka dëmtuar edhe organizatat që merre me këto aktivitete.

Njëjte ndodhi edhe me organizatorët e festivalit në qytetin e Pejës, ‘’ Ani Bar’’

Megjithatë, drejtoresha e këtij festivali Arba Hatashi, thotë se ata po vazhdojnë me organizimin.

Hatashi thotë se janë duke e menduar edhe një mundësi të dytë.

Enjë realizim përmes platformës online, e kanë menduar edhe organizatorët e ‘’ DOKU FEST’’-it.

Drejtoresha e këtij festivali, Linda Lulla, ditë më parë tha se nëse nuk largohen masat e sigurisë ky do të jetë opsioni i vetëm.

Gjithë këto festivale, e aktivitete kulturore janë shtyrë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të rrezikut nga Covid 19.

Të ngjashme