Shtyhen sërish testet mjekësore të El Shaarawyt te Roma

| 26 Jan 2021 | 14:54 | Nga

Stephan El Shaarawy vazhdon të presë për të kryer testet mjekësore me Romën.

Sky Sport Italia raporton se ai është ende pozitiv me koronavirusin dhe kjo është arsyeja e shtyrjes së testeve mjekësore.

Reprezentuesi italian ka vendosur të kthehet në Olimpico, por thuhet se ka rezultuar pozitiv për Covid-19 para se të mund të kryente ekzaminimet mjekësore.

Kjo do të thotë që ish-anësori i Milanit duhet të presë derisa të jetë merr rezultatin negativ për ta kompletuar transferimin e tij në kryeqytetin italian.

El Shaarawy ka qenë pjesë e Romës prej vitit 2016 deri në vitin 2019, kur u largua për të luajtur në Kinë për dy sezone tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme