Një gjykatë në Pakistan ka shtyer aktakuzën për shtatë ditë, kundër ish- kryeministrit, Nawaz Sharif, pasi fëmijët e tij të pandehur nuk janë paraqitur në gjykatë.
Gjykata në Islamabad, ka hapur padi për Sharifin, dy djemt e tij, vajzës dhe dhëndrit.
Avokati i Sharifit, Shahnawaz Ranjha, ka thënë se fëmijët janë në Londër me nënë e tyre, e cila po merr trajtim mjekësor nga kanceri.
Akuzat ndaj kryeministrit dhe fëmijëve të tij datojnë nga mandatet e tij të mëhershme, në vitet e 90-ta.