Me kërkesën e deputetit Glauk Konjufca është larguar nga rendi i ditës debati parlamentar për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, raporton Ekonomia Online.
Ai bëri këtë kërkesë sepse, sipas tij, në këtë debat duhet të jetë prezent edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
“ Kanë kaluar prej më shumë se 1 muaj që kjo është ditur dhe ndodhi kalimi i demarkacionit, edhe pse LVV i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për kalimin e demarkacionit, e kemi dërguar këtë për shkelje të bazuara në komisione. Meha ka pranuar kritere që kanë shkelë integritetin territorial të Kosovës, është shkelur Kushtetuta e Kosovës. Ky debat nuk mund të mbahet pa kryeministrin, të krijohet një komision hetimor sa i përket demarkacionit, edhe pse ka kalu gjykata është duke shqyrtu lëndën tonë. Janë bërë shumë gabime dhe do ishte mirë që parlamenti ta hetojë prej fillimit të negociatave. Kërkojmë të shtyhet ky debat për një seancë tjetër”.