Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është shtyrë për 30 minuta, raporton Ekonomia Online.
Mbledhja ishte paraparë që të mbahet në ora 15:30, mirëpo ajo është shtyrë për në ora 16:00. Në këtë mbledhje në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhguesve si dhe shqyrtimi dhe miratimi i nominimeve rreth përbërjes së këshillave të vendvotimit sipas komunave për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Agjenda e plotë:
1. Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e ZRPPC-së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akredtiimin e vëzhguesve.
3. Këshilli për Operacione Zgjedhore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i nominimeve rreth përbërjes së këshillave të vendvotimit sipas komunave për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
4. Të ndryshme.