Shtyhet ndeshja Malisheva – Ballkani

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit, e paraparë të zhvillohet këtë fundjavë, është shtyrë.

Këtë vendim e mori Komisioni i Garave të BKT Superligës në futboll pas kërkesës së kampionit aktual të Kosovës.

Kjo ndeshje ishte paraparë të luhet këtë të diel, por është shtyrë për një datë tjetër, njofton Federata e Futbollit të Kosovës, përcjell “Gazeta Express”.

Kjo për shkak të se Ballkani po luan në garat evropiane dhe është i fokusuar aty.

Therandasit kanë shkuar në rrethin e tretë kualifikues të Conference Leagues dhe janë i vetmi ekip kosovar që ka mbetur në garë në Evropë.

Të ngjashme