Shtyhet për një javë konkursi për promovimin e imazhit të Kosovës

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 12:34 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka treguar se konkursi për garën e fotografëve dhe gazetarëve profesionistë e cila ka synim promovimin e imazhit të Kosovës nëpërmjet fotografive është shtyrë deri këtë fundjavë, raporton EkonomiaOnline.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Pacollit:

“Në përpjekën tonë, për të promovuar imazhin e Kosovës, më 18 Tetor të këtij muaji hapëm konkursin për përzgjedhjen e fotografive dhe shkrimeve më të mira për promovimin e Kosovës për vitin 2017.
I kemi bërë thirrje publike të gjithë fotografëve dhe gazetarëve profesionistë, ekspertëve të këtyre fushave si dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të marrin pjesë në këtë garë mbarëkombëtare, që ka për qëllim promovimin e imazhit të Kosovës.
Konkursi ka qenë i paraparë, që të mbyllet sot, por, duke e marrë parasysh kohën relativisht të shkurtër dhe me qëllimin që t’i japim edhe një shans të gjithë atyre, që nuk kanë aplikuar ende, kemi vendosur, që ta shtyjmë deri këtë fundjavë.
I falënderoj dhe i shprehë mirënjohje të thellë të gjithë atyre, që dërguan qindra fotografi dhe dhjetëra shkrime për promovimin e vendit tonë dhe shfrytëzojë rastin, që t’i inkurajojë të gjithë ata, që nuk kanë aplikuar ende të aplikojnë sa më shumë. Pak nga Ju është shumë për Kosovën”.

Image may contain: mountain, sky, nature and outdoor

Image may contain: sky, mountain, nature and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme