Shtyhet për të mërkurën mbledhja e KQZ-së, Elezi jep detaje

Prishtinë | 11 Pri 2023 | 11:08 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është shtyrë për të mërkurën, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite ishin një varg pikash që kishin të bënin me organizimin e zgjedhjeve në veri. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi u ka thënë medieve se anëtarët kanë konstatuar se u duhen  më shumë informacione në lidhje me çështjet që do të diskutoheshin.

Sipas tij, kjo u bë e ditur në momentet e fundit derisa po diskutohej në Këshillin për Operacione Zgjedhore.

“Në momentet e fundit derisa po diskutohej në këshillin për operacione zgjedhore, ku po trajtoheshin shumë çështje që priteshin të dilnin sot më rendin e ditës, anëtarët e KQZ konsideruan se do të duhej më shumë informacione në lidhje më rendin e ditës”.

“Mbledhja e paraparë të zhvillohet sot në orën 11:00 u shty për ditën e nesërme, për orën e saktë do të i’u njoftojmë”.

Rendi i ditës:

  1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
  • Raportet e Këshillave të KQZ-së
  • Këshilli për Operacione Zgjedhore

– Raport nga KKZ-të në komunat Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan për Qendrat e Votimit

-Njoftim  me vlerësimi e rrezikut për QV-të për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveqan dhe Zubin Potok.

-Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve që shtypen për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që shtypen për zgjedhjet e parakohshme për kuvende në Komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit

-Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq,

-Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve të KVV-të për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan,

-Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës se bazës së shenimeve të departamentit të pensioneve,  Ministria e Financave, Punes dhe  Transfereve

  • Këshilli Mbiqkyrës për Informim Publik

         -Shqyrtimi dhe miratimi i Llogos dhe dizajnit të produkteve të IP per zgjedhjet e     jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq

  • Të ndryshme

Të ngjashme