Seanca në të cilën do të gjykohej kryeparlamentari Glauk Konjufca për hedhjen e gazit lotsjellës, është shtyrë.
Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, Musa Damati, avokat i deputetit Pal Lekaj, i cili ishte paraparë të paraqitej në këtë rast në cilësinë e dëshmitarit.
Sipas Damatit, Konjufca ka kërkuar që e njëjta të shtyhet për datë tjetër shkaku i angazhimeve që ka pasur për ketë kohë dhe këtë kërkesë e ka aprovuar gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Seanca është shtyrë me kërkesën e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili për shkak të angazhimeve të tjera ka kërkuar që seanca të shtyhet. Është aprovuar kërkesa e tij dhe seanca e radhës do të mbahet me datën 21 shkurt
“Në rastin e njohur si ‘Rasti i hedhjes së gazit lotsjellës’, unë si avokat mbrojtës mendoj se klienti im deputeti Pal Lekaj por edhe kryetari i parlamentit dhe të tjerët, do duhej të dekoroheshin me medalje presidenciale për arsye se me veprimet e tyre si deputetë të opozitës së asaj kohe kanë tentuar që t’i kursejnë dhe t’i mbrojnë rreth 8 mijë hektar me rastin e demarkimit me kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Andaj dhe në rastin konkret duhet dhe dekoratë shtetërore jo aktakuza të tilla të pabazuara”, u shpreh Damati.