Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se vazhdimi i seancës plenare i paraparë të mbahet të hënën, është shtyrë për ditën e mërkurë.
“Vazhdimi i seancës plenare, i paraparë për të hënën, shtyhet për ditën e mërkurë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Kjo shtyrje po bëhet për shkak të aktiviteteve të Epopesë së UÇK-së.
“Për shkak të aktiviteteve që zhvillohen për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit, i paraparë për nesër, në pajtim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, është shtyrë për ditën e mërkurë, 8 mars, duke filluar në orën 10:00”, thuhet në njoftim.