Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ishte planifikuar që sot të niste një vizitë zyrtare në Kosovë, së bashku me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar.
Mirëpo, Chollet siç mëson Telegrafi nuk ka udhëtuar drejt Kosovës, duke bërë kështu që vizita e tij të anulohet.
Sipas burimeve, institucionet e Kosovës janë njoftuar sot në mëngjes se arsyeja e shtyrjes së vizitës së Derek Chollet për fillimin e vitit 2023 në shtetet e rajonit ka ndodhur për shkak se ai është infektuar me Covid-19.
Gabirel Escobar ndërkaq pritet që pasdite sot të mbajë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.