Shtylla dhe kabllo të reja për 150 shtëpi të Korishës së Prizrenit

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 10:39 | Nga

Rrjeti i vjetruar ka bërë që të paktën 150 shtëpi të fshatit Korishë të Prizrenit, për vite të tëra të vuajnë nga problemet e mëdha që iu ka shkaktuar sistemi jo stabil i energjisë elektrike.
Mirëpo, falë projektit të investimeve në rinovimin e rrjetit elektrik, tashmë banorëve të këtij fshati i është bërë zgjidhja.

KEDS, në këtë fshat, ka vendosur shtylla dhe kabllo të reja, për të stabilizuar rrymën.

Bujar Arifi, menaxher për projekte në KEDS tha se në Korishë, janë kryer 90 për qind e punimeve.

“I kemi vendosur 55 shtylla dhe mbi 5000 metra kabëll”, tregon Arifi.

Sipas tij, nga ky projekt kanë përfituar rreth 150 shtëpi.

Kryetari i fshatit Korishë Abaz Bobaj tha se, nga ky investim kanë përfituar një pjesë e banorëve të fshatit.

“Falënderojmë KEDS-in për ketë investim, sepse vërtet gjendja ka qenë shumë e rëndë”, tha Bobaj.

Ai tregon se rrjeti elektrik përvec që ka qenë shumë i dobët, ka rrezikuar edhe jetën e banorëve të fshatit.

Menaxheri për projekte në KEDS, tha se shtyllat e vjetra do të hiqen dhe dërgohen në depo.

“Ende nuk ka përfunduar në tërësi projekti në Korishë. Në ditët e ardhshme, pritet të përfundojnë edhe ato pak punë që kanë mbetur. Edhe shtyllat e vjetra do të hiqen”, tha Arifi.

KEDS, sipas tij, në këtë fshat deri tash ka kryer punën në afat dhe sipas dinamikës së planifikuar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme