Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë është shtyrë për 20 korrik.
Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, mbrëmë në Klan Kosova, ka deklaruar se shtyrja e veridikit do të rrisë mosbesimin e qytetarëve shqiptarë për Gjykatën Speciale.
Madje, sipas tij Gjykata Speciale në Hagë po ia kalon gjykatave jugosllave.
“Ata kanë qëndruar tash e gjashtë vjet në paraburgim. Nuk ka gjykatë në botën demokratike, që i ka mbajt ose është duke i mbajtur dikë në paraburgim kaq gjatë. Madje edhe në Rusi është diku ¾ vjet koha që është mbajt një person në paraburgim. Pra ne po flasim për një gjykatë tërësisht politike, e cila është duke ia kaluar edhe gjykatave jugosllave dhe të Titës,për nga përndjekja politike, për nga shkelja e të drejtave të njeriut, për nga shtyrja e proceseve gjyqësore”, tha Behrami.