Sa herë keni shkuar në punë kur në të vërtet nuk jeni në gjendje për të punuar?
Kjo gjendje quhet “presenteism” dhe është në rritje.
Një studim nga siguruesi shëndetësor Vitality ka gjetur se më shumë se 40% e të punësuarve thanë se puna e tyre ishte duke u prekur nga problemet shëndetësore.
Kjo shifër ka pësuar rritje me një të tretën gjatë pesë vjetve të fundit.
Studimi tregon se njerëzit po i lënë mënjanë problemet mendore dhe fizike të shëndetit për të marrë pjesë në punë.
Gjithashtu në raportin vjetor të raportit të Shëndetit dhe Mirëqenies në Punë, Instituti Chartered i Personelit dhe Zhvillimit (CIPD) zbuloi dëshmi të trendeve jo të shëndetshme në punë.
CIPD tha se më shumë se katër të pestat (83%) e të anketuarve të saj kishin vërejtur “presenteism” në organizatën e tyre dhe një e katërta (25%) thanë se problemi ishte më keq krahasuar me vitin e kaluar.