Rita Ora me probleme shëndetësore, rrezikon premierën e “Fifty Shades Freed”

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 16:23 | Nga

Promovimi i filmit “Fifty Shades Freed”, do të realizohet në Paris të Francës.

Pikërisht për këtë arsye këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila luan rolin e motrës së protgonistit kryesor, Mian, ndodhet në Paris së bashku me Liam Payne, me të cilin këndon edhe kolonën zanore të filmit, me titull “For You”.

Por duket se Rita nuk është mirë nga ana shëndetësore dhe mjeku e ka sugjeruar të mos këndojë.

Rita, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, transmeton tch.

“Sapo u zgjova për punë në Paris në orën 8:00, kur fillova të shkruaja këtë status. Kuptova se diçka nuk shkonte pasi nuk ndjehesha mirë. U vizitova tek një doktor dhe ai më tha që kam laringit të rëndë dhe një infeksion në fyt. Kurrë nuk kam dëgjuar për këtë të dytën më parë. Është gjithmonë e frikshme kur zëri yt është në një gjendje të brishtë! Mos u shqetësoni, unë jam ende duke u përpjekur me gjithë vështirësitë që të performoj me Liam Prayne në premierën e “Fifty Shades Feed”! Më uroni fat!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme