Presidenti Aleksander Vuçiq deklaroi se Serbia disponon informacione të sakta lidhur me autorin e vrasjes së zyrtarit kanë informacione te sakta se kush ka vrarë Oliver Ivanoviq. “Për herë të parë kanë disa informata operative” tha Vuçiq, ndërsa shtoi se shumë shpejt do të zbulohet dhe autori i vrasjes.
“Ne për herë të parë kemi informata të sigurta, ndoshta jemi në një shteg të vogël të diçkaje serioze, e jo lojëra. Për herë të parë kemi disa informata operative, edhe pse s’na lejohet të kryejmë hetime në asnjë mënyrë”, ka thënë Vuçiç para gazetarëve serbë, raporton “FoNet”. Kujtojmë se të premten presidenti Hashim Thaçi pohoi se shumë shpejtë autoritetet e Kosovës do të zbardhin autorët e vrasjes së Oliver Ivanoviç.
“Kanë pasur kontakt edhe me autoritetet serbe. Pushtetet janë të ndara. Institucionet e Kosovës në të ardhmen e afërt do të dalim me rezultate të prekshme, të cilat do të rezultojnë me dhimbje koke për shumë persona, në Kosovë dhe Beograd”, tha Thaçi. Oliver Ivanoviç, lideri i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, u vra më 16 janar me armë zjarri pranë selisë së partisë së tij, në veri të Mitrovicës.