Në rrugën “Rexhep Luci” , te Kinemaja ABC në kryeqytet kanë dalë një numër i madh i qytetarëve për t’i frekuentuar kafenetë, pas vendimit të fundit të Qeverisë që këto lokale të shërbejnë “take away”, raporton Ekonomia Online.
Sipas vendimit, lokalet mund të shërbejnë por qytetarët nuk e kanë të lejuar qëndrimin aty.
Por, një vendim i tillë është nuk po respektohet mjaftueshëm nga qytetarët, të cilët në numër po qëndrojnë para lokaleve e disa prej tyre edhe brenda.
Gjithashtu, qytetarët nuk po respektojnë rekomandimet e IKShP-së për mbajtjen e dorezave, maskave e distancimin fizik.
Duke pirë kafe ishte dhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përkundër faktit se është i lejuar vetëm shërbimi që kafetë të merren me vete.