Më shumë se 65 milionë njerëz të zhvendosur në mbarë botën

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 08:51 | Nga

Një rekord prej 65.6 milionë banorësh janë refugjatë, azilkërkues ose të zhvendosur brenda globit, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët.

Shifra e vlerësuar për fundin e vitit 2016 shënon një rritje prej 300,000 krahasuar me vitin 2015, sipas raportit vjetor.

Kjo është një rritje më e vogël krahasuar me vitet 2014-2015, kur numri u rrit në pesë milionë.

Por komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët Filippo Grandi tha se ky është një dështim i diplomacisë ndërkombëtare.

“Bota duket se është bërë e paaftë për të bërë paqe”, tha Grandi.

“Kështu do të shihni konflikte të vjetra që vazhdojnë të zgjaten dhe shpërthejnë konflikte të reja, dhe të dyja prodhojnë zhvendosje … zhvendosja e detyruar është një simbol për luftërat që kurrë nuk përfundojnë”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme