Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar ndeshjen e sotme ndërmjet Anglisë dhe Belgjikës, pjesë e të cilës është dhe Adnan Januzaj, babai i të cilit ka lindur nm Istog.
Ndonëse Januzaj u kritiku në masë të madhe për deklaratat e tij se është belg, ai ka marrë përkrahje nga kryetari i Drenasit.
“Sonte, Adnan Januzaj, ka mundësi ta tregoj veten me lojë e talent. Pavarësisht deklaratave të papëlqyeshme, i uroj sukses! Pres të dëshmoj Adnani se ka mundësi të radhitet te kolosët e paharrueshëm të futbollit tonë…me Granitin, Xherdanin, Blerimin e Valonin”, ka shkruar ai në “Facebook”