Zv.kryeministri Besnik Bislimi për pagesën e rrymës për serbët në veri paska deklaruar: “Jemi viktima të së kaluarës”!
E rregulloni Ju! Jam i sigurt!
Krejt i rregulloni!
Shumë e vertetë se jeni viktima:
- Duhet ta Çlironi vendin;
- Ta rindërtoni;
- ta Pavarësoni;
- t‘i sjellni Njohjet nga mbi 100 shtete;
- Te ndertoni dhe fundionalizoni Policine e Kosoves;
- Të ndertoni, funksionalizoni, armatosni e binjakezoni Ushtrinë e Kosoves me ate te SHBA-ve aë t‘marr pjese ne misione paqesore;
- Të ndertoni e funksionalizoni Administraten Qendrore e Lokale;
- Doganatbe Kosoves
- Administraten Tatimore dhe politikat e saj!
- të ndertoni Sistemin Arsimor;
- ti ndertoni Shkollat në gjithë vendin;
- Ta ndërtoni Sistemin shendetesor dhe spitalet e ambullancat ne gjithe Kosoven;
- ti ndertoni Rrugët lokale ne cdo cep te Kosoves
- ti ndertoni edhe autobanet…!
- Ta sanoni ujesjellesin dhe kanalizimet ne gjithe vendin;
- Të organizoni skemat e ndihmave sociale per te varferit;
- Skemat Pensionale per te gjithe qe u eshte plaçkitur pensioni nga Serbia;
Etj, Etj!
Po, po!?
Gjithçka nga Zeroja duhet ta beni Ju?!
- Andaj e kuptoj që “ndjeheni si viktima të së kaluarës“!
Por lum e shyqyr – O Zot – që erdhet Ju e shkoi Serbia – se realisht vetem ky kapercim me 14 Shkurt 2021 dhe „kjo datë e shënuar historike“ e pranim-dorezimit te pushtetit nga Serbia te Ju VV-ja – ka qene problemi i ketij vendi e kombi…!
Tjerat, meqe keni ardhe Ju, kanë me u rregullu t’gjitha!
Kanë me u rregullue, Krejt, Drejt dhe Shpejt!